Kobbie Mainoo nuk u mendua gjatë kur u pyet se cila është pozita më e lehtë për t’u luajtur në futboll, duke dhënë një përgjigje që ka nxitur sërish një debat të vjetër mes tifozëve dhe futbollistëve. Mesfushori i Manchester Unitedit dhe Anglisë, i cili ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës së tij në javët e para të sezonit, foli me krijuesin e përmbajtjes Kaljit Atwal gjatë një aktiviteti të “Nike Football”. Kur u pyet se cilën pozitë e konsideron më të lehtën në fushë, 21-vjeçari u përgjigj menjëherë: “Mbrojtësi i krahut.” Atwal reagoi duke thënë se Mainoo e dha përgjigjen “shumë shpejt”. Edhe lojtarë të tjerë të Anglisë pajtohen me Mainoon Mainoo pranoi se kishte menduar edhe më parë për këtë debat, ndërsa nuk është i vetmi futbollist që e konsideron pozitën e mbrojtësit të krahut si më pak të vështirën.. View this post on Instagram A post shared by Kaljit Atwal (@kaljitatwal) Më herët gjatë këtij viti, Jude Bellingham, Phil Foden dhe Jordan Henderson dhanë të njëjtën përgjigje kur u pyetën për këtë temë para aventurës së Anglisë në Kupën e Botës. Edhe në vitin 2024, një grup futbollistësh të Chelseat u pyetën se cila është pozita më e lehtë në futboll. Kieran Dewsbur