"A ishte shtatzënia arsyeja pse u nxituat të bëni dasmë", Aurora dhe Kushtrimi befasohen me pyetjen gjatë intervistës
Pak ditë më parë u mbajt përvjetori i BD Telemarketing, një event që mblodhi shumë të ftuar, emra të njohur dhe personazhe të showbiz-it shqiptar. Mes të pranishmëve ishin edhe çifti i njohur, Aurora dhe Kushtrimi, të cilët folën për të rejat në jetën e tyre, përfshirë edhe dasmën e tyre të afërt. Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, çifti u pyet rreth planeve për martesën dhe të ardhmen e tyre së bashku. Një prej pyetjeve që ngjalli më shumë kureshtje ishte nëse vendimi për ta kurorëzuar lidhjen me martesë kishte ardhur si pasojë e një shtatzënie të mundshme. Mirëpo, Aurora e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke bërë të qartë se dasma nuk lidhet me ndonjë shtatzëni. - YouTube youtu.be Ajo theksoi se arsyeja e vetme që qëndron pas vendimit për martesë është dashuria që kanë për njëri-tjetrin. Kështu, çifti duket se po përgatitet për një tjetër kapitull të rëndësishëm në lidhjen e tyre, ndërsa dasma pritet të jetë një prej ngjarjeve të veçanta për ta në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.