Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, u pyet nëse do t’i kthehen politikës ish-krerët e UÇK-së, nëse do të lirohen. “Janë 6 vite gjatë të cilave kanë qenë larg, janë mbajtur në paraburgim, larg familjeve, larg Kosovës, dhe sigurisht që do të kenë nevojë për të pushuar, që ta marrin veten, pastaj të vendosin nëse do të merren sërish me politikë apo jo”, u shpreh këshilltari në A2CNN. Kur u pyet çfarë ndodh nëse do të dënohen nga Gjykata Speciale, Arifaj theksoi: “Nëse do të ketë një vendim të papëlqyer, tensionet do të jenë shumë më të mëdha sesa mund të parashikohet. Sepse shumë njerëz po e lidhin edhe fatin e tyre personal me vendimin që do të merret në Hagë. Prandaj, është vështirë të parashikohet reagimi i popullatës me një vendim të tillë”. The post Arifaj: Nëse lirohen, ish-krerët e UÇK-së do të vendosin vetë nëse do t’i kthehen politikës appeared first on Gazeta Express .