Lidhja e Bizneseve të Kosovës në Forumin Publik të OBT: Kosova drejt Integrimit në Ekonominë Globale
Kosova po merr pjesë në Forumin Publik të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh përfaqësues të institucioneve, organizatave ekonomike, dhomave të tregtisë dhe komunitetit të biznesit nga vende të ndryshme të botës. Në njoftim thuhet se në këtë forum po e përfaqëson delegacioni i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i kryesuar nga Kryetari, Besart Dreshaj, së bashku me Nënkryetarin, Hashim Deshishku. Gjatë pjesëmarrjes në Forum, delegacioni i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës po zhvillon takime të rëndësishme me personalitete dhe përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Në kuadër të këtyre takimeve, Besart Dreshaj pati takime dhe bashkëbisedime me Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, John Denton, Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), si dhe me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Gjenevës dhe drejtues e përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të komunitetit ekonomik ndërkombëtar. “Në këto takime u diskutua për zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e sektorit privat, rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve, si dhe perspektivën e Kos
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.