Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria sot në seancën gjyqësore në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa u lënduan mbi 200 persona. Prokuroria paraqiti prova të cilat lidhen me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT), ndërsa në seancën e radhës, e cila është më 6 korrik, siç është paralajmëruar, do të paraqiten lista të komunikimeve telefonike, në mënyrë që nga provat materiale të prokurorisë të mbetet vetëm ekspertiza e ndërtimit dhe dëshmia e personave ekspertë, dhe do të vijoj paraqitja e provave nga mbrojtja. Prokuroria vazhdoi të paraqiste provat vetëm duke i lexuar titujt ashtu siç janë në listën e provave, siç janë raportet e kontrollit dhe konfirmimi i sendeve të sekuestruara përkohësisht nga MPB-së, shkresat, njoftimet dhe raportet nga SPB-së Shtip, raportet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, si dhe rastet nga ISHT-së për Klasik DM dhe MMMM Kafe, urdhrat për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe raportet nga inspektimet e kryera nga ISHT-ja. Pas paraqitjes së provave, mbrojtja paraqiti një sërë vërejtjesh, të cilat i referoheshin pjesëve të procesverbaleve dhe raporteve nga ISHT-ja, mangësive