Valentina Ferragni flet hapur për ndarjen: Zgjodha të ardhmen time dhe atë që dua nga jeta
Valentina Ferragni ka folur hapur për fundin e lidhjes me Matteo Napoletanon, duke zbuluar se vendimi për t’u larguar nuk erdhi për shkak të mungesës së ndjenjave, por sepse e kuptoi se të dy nuk e shihnin të ardhmen në të njëjtën mënyrë. Pas muajsh me aludime dhe sinjale në rrjetet sociale, motra e Chiara Ferragnit ka sqaruar për herë të parë arsyet që e çuan drejt ndarjes. E ftuar në podcast-in e Luca Casadeit, Valentina tregoi se vendosi t’i jepte fund një historie me një person për të cilin kishte ende ndjenja, pasi kuptoi se nuk mund të vazhdonte të priste për diçka që nuk ishte e sigurt. “Kam lënë të shkojë një dashuri me të cilën isha shumë e lidhur, sepse e dija se ai person nuk mund të më jepte atë që më nevojitej. Nuk dua ta përgjysmoj veten dhe nuk dua që pas disa vitesh të shikoj pas e të mendoj se jam kënaqur me më pak”, u shpreh ajo. Deklarata është interpretuar si një referencë e drejtpërdrejtë për marrëdhënien me Matteo Napoletanon, me të cilin kishte qenë në lidhje prej disa vitesh dhe me të cilin kishte menduar edhe për një të ardhme të përbashkët. Dëshira për familje ndikoi në vendimin e saj Ferragni nuk e fshehu dëshirën për t’u bërë nënë dhe për të krijuar fami
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.