Shërbimi Stomatologjik në QKMF “Nënë Tereza” në qytetin e Klinës ka njoftuar se gjatë periudhës janar dhe qershor, ka pranuar rreth 2,000 pacientë. Sipas QKMF “Nënë Tereza” janë realizuar: 336 trajtime të dhëmbëve (me 2–3 seanca), duke përfshirë: ekstirpim vital, ekstirpim mortal, amputim mortal dhe trajtim biologjik të dhëmbit, 300 mbushje direkte me kompozit, 471 ekstraksione të dhëmbëve. Përveç këtyre, janë ofruar edhe shumë shërbime të tjera, si: heqja e penjeve, trajtimi i alveolitit, kiretimi i xhepave parodontal, trajtimi medikamentoz i gingivitit, konsulta, stomatologjike për fëmijë, udhëzime për trajtime specialistike, këshillim për higjienën orale. “Gjithashtu, ekipi ynë ka zhvilluar vizita të organizuara me nxënës të klasave parashkollore dhe fillore, me qëllim edukimin dhe promovimin e shëndetit oral që në moshë të hershme”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/