Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave dhe tre personave juridikë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik. Sipas Prokurorisë, E.Sh. dhe B.K. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa A.S. dhe B.S., së bashku me kompanitë “K.H.” Sh.P.K., “I.” Sh.P.K. dhe “H.S.” Sh.P.K., dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. Rasti, sipas aktakuzës, lidhet me dy kontrata për ndërtimin e rrugëve në Komunën e Suharekës, të lidhura gjatë viteve 2021 dhe 2022. Në lidhje me kontratën e vitit 2022, E.Sh., në cilësinë e drejtorit për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjenca në Komunën e Suharekës dhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, si dhe B.K., në cilësinë e zyrtarit për menaxhimin e projekteve dhe menaxherit të kontratës, dyshohet se gjatë menaxhimit dhe mbikëqyrjes kanë pranuar dhe certifikuar punime si të realizuara, ndonëse verifikimet në terren, sipas Prokurorisë, kanë treguar se ato nuk ishin kryer në përputhje me kontratën. Po ash