Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Shqipërisë në këtë vend. Vizita, e zhvilluar më 14 shtator në Abu Dhabi, rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri–Emirate të Bashkuara Arabe, të orientuar drejt së ardhmes. Presidenti Begaj u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë takimit, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022. Në takim u shpreh vullneti i përbashkët për të avancuar më tej axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të shfrytëzuar potencialet reale për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti Begaj theksoi se lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të forcohen më tej, veçanërisht me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë. Bashkëpunimi
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.