Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës
Shtetet e Bashkuara mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe do të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje edhe me shtetet mosnjohëse që janë anëtarë të NATO-s, tha zëvenëdsndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton. Gjatë dëshmisë para Nënkomisionit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashte të Dhomës së Përfaqësuesve, Lawton u shpreh se rikthimi i Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të kontribuonte në këtë drejtim. “Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjet. U bëjmë thirrje udhëheqësve politike, të dyja shteteve të rikthehen në bisedime pa parakushte”, tha Lawton në pyetjen se si po vepron administrata amerikane sa i përket avokimit te katër shtetet të NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Senatori Keith Self gjatë dëshmisë së Lawton në Nënkomisionin për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, u bëri sërish thirrje katër shteteve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – të ndryshojnë qëndrim. Self, që ka sponsorizuar edhe projektligje për këtë çështje, por edhe për praninë e SHBA-së në misionin paqeruajtës të aleanc
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.