Klubi azerbajxhanas Qabala ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, duke emëruar në këtë post trajnerin shqiptar Jeton Beqiri. “Kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje me trajnerin 44-vjeçar për një kontratë 1+2-vjeçare. Beqiri do ta nisë zyrtarisht punën te Qabala më 20 shtator. Ai së fundmi ishte trajner i Shkendijës, ndërsa gjatë karrierës ka drejtuar edhe Dritën, Gostivarin, Renovën dhe Strugën në Maqedoninë e Veriut, si dhe Bylisin në Shqipëri. Beqiri ka punuar gjithashtu si drejtor sportiv te klubi saudit Al-Jabalain. Arritjen më të madhe në karrierë e regjistroi në sezonin 2024/25, kur me Shkendijën u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut. Tashmë, 44-vjeçari do të ketë për detyrë të udhëheqë Qabalën në sfidat e ardhshme dhe të rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive./ Telegrafi /