Penelope Cruz shkëlqen në tapetin e kuq, nderohet me çmimin Special Tribute
Penelope Cruz ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në ceremoninë TIFF Tribute Awards, të mbajtur gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Aktorja 52-vjeçare solli një pamje klasike të Hollywood-it, duke shkëlqyer me një fustan të zi me dekolte të theksuar dhe një gjerdan të madh me diamante. Cruz e kompletoi dukjen me flokët deri në supe dhe balluke, duke zgjedhur një stil të thjeshtë dhe elegant për tapetin e kuq, shkruan DailyMail. Në ceremoni, aktorja u nderua me Çmimin Special Tribute për kontributin e saj në kinematografi. Ajo ndodhet aktualisht në Toronto për të promovuar dy filmat e saj të fundit, La Bola Negra, me regji të Javier Calvo dhe Javier Ambrossi, si dhe Bunker, filmin e Florian Zeller. Duke folur për Bunker, Cruz theksoi se filmi trajton tema si pabarazitë, individualizmi, frika nga të tjerët dhe shqetësimi në rritje për të ardhmen e planetit. Ndërkohë, në ceremoninë e çmimeve morën pjesë edhe Michelle Yeoh dhe Helen Mirren, e cila u nderua me çmimin Groundbreaker. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.