Dënimi i ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale ka zënë ballinat edhe të mediave ndërkombëtare. Mediat e huaja po raportojnë se Thaçi u dënua për krime lufte. Reuters: Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte nga Tribunali për Krimet e Luftës në Kosovë të mërkurën. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burgim për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera në cilësinë e komandantit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë shkëputjes së dhunshme të Kosovës nga Serbia në vitet 1990. The Guardian: Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burgim Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim, pasi Gjykata Ndërkombëtare në Hagë e ka shpallë penalisht përgjegjës për krime lufte të kryera gjatë shkëputjes së dhunshme të Kosovës nga Serbia në vitet 1990. Thaçi i kishte mohuar të gjitha akuzat. Më poshtë është sfondi i kësaj ngjarjeje: “Teksa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe bashkë të pandehurve Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Ja