E rëndë, 21-vjeçarja goditet për vdekje nga një automjet në Vlashnje të Prizrenit
Sonte rreth orës 20:25, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vlashnje në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21 vjeçare është goditur nga një automjet, e cila më pas ka humbur jetën. Lajmin për Express e konfirmoi Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit. “Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe si pasoj ka vdekur”, tha Bytyqi. Ai shtoi se “njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit”. The post E rëndë, 21-vjeçarja goditet për vdekje nga një automjet në Vlashnje të Prizrenit appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.