Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të shtuara në zinxhirët tregtarë, ku do të përfshihen mes 600 dhe 700 produkte nga shporta e konsumit. Qëllimi është të përcaktohet mënyra e formimit të çmimeve – nga furnizimi deri te shitja – dhe të identifikohen parregullsitë që kontribuojnë në rritjen e tyre. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, informoi se vendimi vjen pas takimit me përfaqësues të zinxhirëve tregtarë, si dhe me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe drejtorët e institucioneve kompetente. Sipas tij, çdo produkt do të jetë objekt i analizës së detajuar në secilin zinxhir tregtar veç e veç, me qëllim që institucionet të marrin një pasqyrë të qartë për faktorët që ndikojnë në çmimin final që e paguajnë qytetarët. Durmishi theksoi se kontrollet inspektuese nuk janë risi dhe se ato zbatohen vazhdimisht që nga fillimi i krizës ekonomike. Vetëm në tre muajt e fundit janë realizuar kontrolle të shtuara, ku institucionet kanë ndërhyrë në pjesën e marzheve tregtare aty ku ka qenë e mundur ligjërisht. Ai kujtoi se Qeveria më herët ka ndërmarrë masa për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, kufizimin e marzh