Komuna e Kumanovës u bën thirrje qytetarëve të paraqesin dëmet nga stuhia, afati deri më 10 korrik
Komuna e Kumanovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, të parashtrojnë kërkesë pranë Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, më së voni deri më 10 korrik 2026. Kërkesat duhet të dorëzohen në arkivin e Komunës së Kumanovës. Bashkë me kërkesën, qytetarët duhet të dorëzojnë kopje të letërnjoftimit për personat fizikë, ndërsa personat juridikë duhet të bashkëngjisin vendimin ose gjendjen aktuale të regjistrimit nga Regjistri Qendror. Po ashtu, duhet të dorëzohet kopje e fletës së pronësisë për objektin e dëmtuar, si dhe kopje e llogarisë bankare të pronarit. Nga Komuna bëjnë të ditur se, nëse dokumentacioni nuk është i plotë në momentin e dorëzimit të kërkesës, anëtarët e komisionit do t’i njoftojnë aplikuesit për plotësimin e dokumentacionit gjatë inspektimit në terren. Përveç Shkupit, edhe Kumanova ishte ndër qytetet më të goditura nga stuhia e fuqishme që përfshiu vendin një ditë më parë. Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje në disa lagje, duke përfshirë shtëpi, objekte afariste, bodrume dhe rrugë. Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, numri më i
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.