Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka paraqitur ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Duke kërkuar votat për formimin e qeverisë së tij, Kurti tha se ekspozeja e tij kësaj radhe do të jetë e shkurtër dhe pa diçka të re, për shkak, siç tha, të zgjedhjeve të shpeshta që ndodhën në dy vitet e fundit. Ai, në seancën e jashtëzakonshme ku ishin prezentë vetëm deputetët e LVV-së dhe Listës Serbe, premtoi rritjen e pagës mesatare në sektorin publik në 1 mijë euro. Kurti përmendi pagën e 14-të për sektorin publik, por shtoi se do të punojnë që paga e 13-të të jetë edhe në sektorin privat. Kurti, po ashtu, theksoi edhe rritjen e shtesave për fëmijët në 90 euro, ndërkaq paraqiti edhe programin për gjyshërit që do t’i marrin nga 100 euro, që kujdesen për nipërit apo mbesat e tyre 13 deri në 36 muajshe. “Në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke e ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro në muaj. Rritjen ekonomike nuk e kemi mbajtur për shtet, por e kemi shpërndarë në popullsi. Shtesat për fëmijë që sot janë 30 apo 45 euro për fëmijë, në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë. Në mandatin e radhës, nga 45 në 90 euro për fëmijë te