Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për TVM1 me rastin e dy viteve të mandatit të qeverisë, theksoi se pas provokimeve që ndodhën në periudhën e kaluar, bëhet fjalë për një fushatë të organizuar bullgare në vendi, që ka për qëllim promovimin e gjërave të papranueshme, përmes një ose dy figurave politike. “Pasionet e ulëta dhe fushata e organizuar janë të dukshme këtë periudhë. Ne jemi të angazhuar me rikonstruksionin dhe ata po e shfrytëzojnë hapësirën e lirë, një apo dy figura politike në shtet, për t’u përpjekur të promovojnë diçka që askush nuk mund ta pranojë. Kjo është një përpjekje më e gjerë për ndikim këtu. Një diplomat mjaft me përvojë, në një bisedë tonën të përbashkët shumë kohë më parë, para 7-8 vitesh në fillimet e mia si kryetar i VMRO-DPMNE-së, më tha se nëse ndonjëherë mendoni se gjërat në politikë kanë ndodhur rastësisht, më besoni, nuk është kështu, gaboni, sepse thjesht nuk keni qenë të informuar për atë që dikush ka planifikuar. Kështu që kam shumë pak besim te rastësia në politikë”, thotë kryeministri Mickoski. Lidhur me kontestin, kryeministri Mickoski theksoi se nëse për ne vlen rregulli se marrëveshja duhet të respektohet, atëherë duhet të vlejë