Rayan Cherki është parë në një moment të tensionuar me përzgjedhësin Didier Deschamps pas fitores bindëse 3-0 të Francës ndaj Suedisë në New Jersey. "Gjelat" siguruan kualifikimin në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës falë dy golave të Kylian Mbappes dhe një realizimi të Bradley Barcolas. Fituesit e dyfishtë të Botërorit do të përballen me Paraguain të shtunën në fazën e eliminimit direkt, pasi amerikanolatinët shkaktuan një surprizë të madhe duke eliminuar Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive. Deschamps u rikthye në bankinë pasi mungoi në fitoren 4-1 ndaj Norvegjisë për shkak të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Thierry Henry e thotë hapur: Kylian Mbappe nuk është lojtari më i rëndësishëm te Franca Kur Mbappe shënoi golin e parë, ai së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve të Francës vrapuan drejt bankinës për të festuar me Deschamps, në një gjest prekës mbështetjeje për trajnerin. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes u regjistrua një moment i sikletshëm, pasi pamjet e filmuara nga tribunat duket se tregojnë Cherkin të irrituar me trajnerin e tij. Pas një sezoni të shkëlqyer debutues me Manchester Cityn, ku ishte një nga futbollistët më kreativë në Evropë, Cherki ende