Guvernatori Ismaili uron SHBA-në në Ditën e Pavarësisë, vlerëson bashkëpunimin me institucionet financiare amerikane
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me rastin e 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet e SHBA-së, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe autoriteteve financiare amerikane. Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, guvernatori Ismaili theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ndërtuar mbi miqësi të qëndrueshme, vlera të përbashkëta dhe partneritet strategjik, i cili ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin institucional, ekonomik dhe demokratik të vendit. "Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një rast për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Republikës së Kosovës në çdo etapë të shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj. Partneriteti ynë mbetet një vlerë e çmuar dhe një garanci për avancimin e mëtejshëm të institucioneve tona", u shpreh Guvernatori Ismaili. Ai vlerëson se bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që BQK ka zhvilluar ndër vite me autoritetet dhe institucionet financiare amerikane, përfshi
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.