Kur Kosova po hyn në 24 orët e fundit para vendimit në Hagë, Çlirim Haziri, djali i veprimtarit dhe dëshmorit të kombit Xhavit Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe ta presin së bashku mëngjesin e 16 shtatorit. Haziri ka bërë të ditur se sonte do ta kalojë natën në shesh, në pritje të verdiktit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Si djali i Xhavit Hazirit, pritjen e njoh mirë. Jam rritur me të. Unë dhe familja ime presim edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se dëshiron që kjo natë të mos kalohet secili veçmas, por bashkë, si qytetarë të bashkuar nga lufta e drejtë e UÇK-së. “Të rrimë bashkë sonte dhe ta zbardhim mëngjesin në shesh, në pritje të lirisë për çlirimtarët tanë”, ka shkruar Haziri. Sipas tij, vendimi i 16 shtatorit nuk lidhet vetëm me fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por prek edhe historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vetë Kosovës. Haziri i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke kërkuar që pritja të jetë paqësore, qytetare dhe e mbushur me shpresë. “Ndonjëri me një batanije, tjetri me një kitarë, n