Aksidentet me fatalitet ranë për 80 për qind në rajonin e Ferizajt gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit
Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar statistikat për sigurinë në komunikacion për periudhën janar–qershor 2026, të cilat tregojnë ulje të numrit të aksidenteve rrugore dhe rritje të masave ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullave të trafikut, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 823 aksidente trafiku, krahasuar me 947 sa ishin në periudhën e njëjtë të vitit 2025, duke shënuar një rënie prej 13.1 për qind. Rënie e ndjeshme është shënuar edhe te aksidentet me pasoja fatale. Gjatë kësaj periudhe është regjistruar vetëm një aksident fatal me një viktimë, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pesë aksidente fatale me pesë persona të vdekur, që paraqet ulje prej 80 për qind. Po ashtu, aksidentet me lëndime kanë rënë nga 397 në 358, ose 9.8 për qind më pak, ndërsa numri i personave të lënduar ka zbritur nga 602 në 534, që përfaqëson një ulje prej 11.3 për qind. Edhe aksidentet që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale kanë shënuar rënie. Gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë regjistruar 464 raste, krahasuar me 545 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 14.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.