Ministri gjerman: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius këtë të hënë ka reaguar lidhur me sulmin me dron në një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni. Ai u shpreh se sulmi është një përshkallëzim i llogaritur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për të mbjellë frikë në Evropë. “Është edhe më e rëndësishme që të qëndrojmë të kthjellët, të mos lejojmë veten të provokohemi, por në të njëjtën kohë të mos lëmë asnjë dyshim se jemi të aftë të mbrohemi dhe nuk do të tërhiqemi nëse situata përshkallëzohet”, u tha Pistorius gazetarëve në qytetin Wolgast të Gjermanisë verilindore. Pistorius theksoi se ajo që po bën Vladimir Putin është e rrezikshme. “Ai e di këtë dhe për këtë arsye po e bën”, shtoi ai. Një dron rus goditi një tren pasagjerësh në kufirin e Ukrainës me Poloninë të dielën, pak pasi ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe diplomatë të tjerë evropianë kishin përdorur të njëjtën linjë. Nga kjo ngjarje nuk pati viktima, pasi pasagjerët ishin evakuuar në kohë menjëherë pasi ishte zbuluar kërcënimi. Droni goditi lokomotivën e trenit, duke shkaktuar dëme materiale. Boris Johnson po largohej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Në të njëjtën rrugë hekurudhore po u
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.