Gjermania urdhëron ushtarët të shërbejnë në Lituani për shkak të mungesës së vullnetarëve
Gjermania po përgatitet të caktojë me detyrim deri në 1,000 ushtarë për shërbim në Lituani, pasi ushtria gjermane nuk ka arritur të plotësojë me vullnetarë të gjitha pozitat në brigadën që do të vendoset përgjithmonë në krahun lindor të NATO-s. Sipas të dhënave të publikuara fillimisht nga Bild, ushtarët e parë mund të urdhërohen të shërbejnë në Lituani që nga fundi i shtatorit. Ministria gjermane e Mbrojtjes ka konfirmuar ndërkohë masat, duke argumentuar se ato janë të nevojshme për të garantuar gatishmërinë operacionale të Bundeswehr-it. Bëhet fjalë për Brigadën e 45-të të Tankeve, e cila deri në fund të vitit 2027 pritet të ketë rreth 4,800 ushtarë gjermanë dhe të jetë e stacionuar në mënyrë të përhershme në Lituani. Baza kryesore e brigadës do të jetë në Rūdninkai, rreth 30 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, transmeton Telegrafi. Sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, aktualisht rreth 80 për qind e pozicioneve janë plotësuar nga ushtarë që janë paraqitur vullnetarisht. Megjithatë, për shkak të mungesës së personelit, Bundeswehr-i po përdor tani edhe caktimet e detyrueshme. “Bazuar në parashikimet aktuale dhe duke marrë parasysh vazhdimin e aplikimeve vullnetare, përqindja
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.