Putini i frikësohet dronëve ukrainas, zhvendos takimet në Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvendosur konferencën kryesore të politikës së jashtme nga Socchi në Moskë, pasi zyrtarët e sigurisë ngritën shqetësime për zgjerimin e sulmeve ukrainase me dronë me rreze të gjatë. Takimi katërditor i Klubit të Diskutimit Valdai ishte planifikuar fillimisht në Soçi, por të ftuarit u njoftuan muajin e kaluar se aktiviteti do të mbahet pranë Moskës. Vendimi vjen pas një serie sulmesh ukrainase në Soçi dhe zona të tjera turistike përgjatë Detit të Zi gjatë verës. Sipas portalit rus “Agentstvo”, sulmet ndaj rafinerive të naftës në rajon janë shoqëruar me të paktën 19 viktima dhe 188 të plagosur që nga fillimi i sezonit turistik në maj. Një rafineri pranë aeroportit ndërkombëtar të Soçit u godit javën e kaluar, duke shkaktuar edhe pezullimin e fluturimeve. Putini e ka reduktuar ndjeshëm praninë në Socchi. Ai nuk e ka vizituar qytetin që nga konferenca e Valdait në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në vitin 2021, para pushtimit të plotë të Ukrainës, kishte qenë atje 24 herë. Këtë vit, presidenti rus ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në Moskë, Shën Petersburg dhe në rezidencën e tij pranë liqenit Valdai. Zhvendosja e konferencës sugjeron se Kremlini
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.