SHBA heq kufizimet për emetimet nga termocentralet me qymyr dhe gaz
Rregullat që synojnë kufizimin e ndotjes nga termocentralet me qymyr dhe gaz po hiqen, ka njoftuar kreu i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Lee Zeldin. Agjencia thotë se heqja e shumicës së rregullave të vendosura gjatë administratës së Bidenit, të cilat synonin përmirësimin e shëndetit publik dhe luftimin e ndryshimeve klimatike, do të kursejë 310 miliardë dollarë (223 miliardë paund) dhe do të çojë në uljen e çmimeve të energjisë. “Realiteti është se Amerika prodhon energji më mirë dhe më pastër se kudo tjetër në botë, dhe termocentralet tona nuk duhet të jenë objektiv i padrejtë”, tha kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Lee Zeldin. Vendimi është kritikuar nga disa, të cilët argumentojnë se ai do të ndikojë në shëndetin publik dhe do të pengojë përparimin në zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme. Karburantet fosile, përfshirë qymyrin dhe gazin natyror, janë ndër faktorët kryesorë të ndryshimeve klimatike globale, sipas Kombeve të Bashkuara. EPA tha se rregullat për emetimet e termocentraleve, të vendosura gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, kishin “tejkaluan autoritetin e agjencisë”, duke kërkuar teknologji kontrolli që “nu
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.