Gjermani ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarës për spiunazh në favor të Rusisë
Prokuroria Federale e Gjermanisë ka ngritur aktakuzë ndaj një gruaje të dyshuar se ka spiunuar për Rusinë, duke i përcjellë informacione një operativi të inteligjencës në Ambasadën ruse në Berlin. Prokurorët federalë në Karlsruhe njoftuan se gruaja, me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe ukrainase, akuzohet për veprimtari të fshehtë si agjente e inteligjencës, sipas shërbimit gjerman të lajmeve GNS, transmeton KosovaPress. E dyshuara ishte arrestuar në janar dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Sipas Prokurorisë, ajo kishte kontakte me oficerin e inteligjencës ruse të paktën që nga tetori i vitit 2023. “Për vite me radhë, e akuzuara i ka dhënë atij informacione të shumta për ngjarje të profilit të lartë dhe është kujdesur që ai të mund të merrte pjesë në këto ngjarje, në disa raste me emër të rremë”, thuhet në njoftimin e prokurorëve. Sipas tyre, qëllimi ishte t’i mundësohej operativit rus të krijonte rrjetin e tij për mbledhjen e informacioneve të inteligjencës. Gruaja dyshohet gjithashtu se kishte tentuar të rekrutonte persona nga Ministria gjermane e Mbrojtjes dhe industria e armëve. Duke vepruar në emër të oficerit të inteligjencës, ajo dyshohet se kërkonte informacione për poli
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.