Temperaturat rekord të muajit qershor pritet të thyhen këtë javë, ndërsa vala e dytë e fuqishme e të nxehtit këtë vit ka përfshirë Anglinë dhe Uellsin. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 39 gradë Celsius, duke sjellë ditë të nxehta dhe net të vështira për shumë banorë. Meteorologët paralajmërojnë se kjo valë e të nxehtit mund të perceptohet edhe më intensive sesa tregojnë shifrat në termometër, për shkak të ndikimit të faktorëve si lagështia, mungesa e freskimit gjatë natës dhe temperaturat e larta të vazhdueshme. Çka është "bllokimi i motit" që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë? Në disa zona, temperatura reale prej 35 gradësh Celsius mund të ndihen sikur të jetë rreth 41 gradë, si pasojë e kombinimit të temperaturave të larta, lagështisë së shtuar dhe netëve tropikale, kur ajri nuk arrin të freskohet mjaftueshëm. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor i kësaj situate është fenomeni i njohur si “kupolë nxehtësie” – një zonë e gjerë me presion të lartë atmosferik që ka bllokuar masat e ajrit të nxehtë mbi rajon. Kjo dukuri pengon qarkullimin normal të ajrit, duke bërë që ai të zbresë drejt sipërfaqes së tokës, të ngrohet edhe më shumë, shkruan bbc. Gjatë këtij proces