Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit në mekanizmat ndërkombëtarë të tregtisë. Kërkesa e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) për anëtarësim në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet është miratuar zyrtarisht nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC). OEK e ka cilësuar këtë zhvillim si një “hap historik për Kosovën dhe biznesin kosovar”, duke theksuar se përfshirja në këtë sistem do të lehtësojë lëvizjen e përkohshme të mallrave, pajisjeve dhe produkteve përtej kufijve. “Përfshirja në sistemin ATA Carnet krijon mundësi të reja dhe lehtëson ndjeshëm procedurat për kompanitë dhe institucionet kosovare që kanë nevojë të lëvizin përkohësisht mallra, pajisje dhe produkte përtej kufijve”, thuhet në njoftimin e OEK-së. Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, bizneset do të mund të përfitojnë nga procedura më të thjeshta doganore, ulje të kostove dhe kursim të kohës. “Përmes këtij sistemi, bizneset kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë nga procedura më të lehta doganore, ulje të kostove dhe kursim të kohës, duke e bërë lëvizjen ndërkombëtare të mallrave më të thjeshtë dhe më efikase”, thekson OEK. Sistemi ATA Carnet pritet të jetë veçanërisht i dobishëm për kompanitë që marrin pjesë në p