Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka dhënë një vlerësim të sinqertë për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, ndërsa spekulimet për një transferim të bujshëm këtë verë vazhdojnë të rriten. Sulmuesi argjentinas ka nxitur debat të madh në afatin kalimtar pasi ka shprehur publikisht dëshirën për një largim nga Metropolitano, duke e kthyer çështjen në një nga sagat më të ndjekura të verës. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen edhe të lojtarëve kryesorë të Barcelonës, me Pedrin që ka folur hapur për mundësinë e transferimit. Duke folur për Teledeporte , reprezentuesi i Spanjës nuk e fshehu admirimin për sulmuesin e Atletico Madridit. “Julian si lojtar, më pëlqen shumë, dhe gjithmonë kam thënë se dua lojtarët më të mirë te Barcelona”, u shpreh Pedri. Megjithatë, 23-vjeçari shtoi një paralajmërim të kujdesshëm për kompleksitetin e situates. “Por shumë gjëra duhet të ndodhin që kjo të realizohet”, shtoi ai. Pedri gjithashtu u përpoq të ulte tensionin rreth spekulimeve. Flick nuk e ka më në planet e tij, ylli i Barcelonës pritet ta vazhdojë karrierën në Angli “Nuk dua të ndërhyj në çështjet e klubit apo të lojtarit. Nëse marrëveshja ndodh dhe realizohet, atëherë mirë se vjen”. Në prapasken