Më hidratues se uji, ekspertja zbulon pijen më të mirë për t’u konsumuar gjatë motit të nxehtë
Ndërsa moti i ngrohtë pritet të vazhdojë edhe gjatë kësaj dhe javës së ardhshme, një eksperte ka zbuluar se cila është pija më e mirë për t’u konsumuar gjatë vapës. Edhe pse shumica do të mendonin se është uji, për shkak të aftësisë së tij për ta mbajtur trupin të hidratuar në temperatura të larta, një mjeke thotë se ekziston një alternativë edhe më e mirë. Dr. Natasha Fernando, drejtoreshë mjekësore në Medichecks, shpjegon se një pije e caktuar “mund të jetë më hidratuese se uji”. Bëhet fjalë për qumështin, i cili, falë përmbajtjes së sheqernave, proteinave dhe yndyrave, ngadalëson zbrazjen e lëngjeve nga stomaku. Kjo bën që organizmi të mbetet i hidratuar për një periudhë më të gjatë. “Shumë ndërtesa në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të përshtatura për të përballuar temperaturat ekstreme, ndaj është më e rëndësishme se kurrë të kujdeseni për nivelin e hidratimit gjatë periudhave me vapë,” tha mjekja për Metro. “Megjithatë, nuk është e nevojshme të mbështeteni vetëm te uji për të përmirësuar hidratimin”. Ekspertja shtoi se qumështi përmban gjithashtu natrium, i cili ndihmon trupin të mbajë ujin për më gjatë, duke përmirësuar nivelin e hidratimit. Ajo zbuloi edhe se cili lloj qumës
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.