Pasi u përjashtua nga turneu i Ed Sheeran: Macklemore dhuron 1 milion dollarë për Palestinën
Reperi Macklemore ka shpërthyer sërish në Instagram pasi u përjashtua nga turneu i Ed Sheeran për shkak të mbështetjes publike të Palestinës. Në postimin e tij të gjerë, ai e zhvendosi vëmendjen nga vetja dhe polemika drejtpërdrejti te situata e vështirë në Palestinë. Konkretisht, Macklemore tha se fokusi duhet të mbetet te njerëzit që vazhdojnë të vuajnë nga dhuna. “Pas gjithçkaje që ka ndodhur në 48 orët e fundit, dua ta kthej bisedën aty ku i takon: te populli palestinez që vazhdon të vdesë, që vazhdon të jetojë nën pushtimin ushtarak dhe që vazhdon të luftojë për lirinë e tij”, shkroi ai në fillim. Më pas, reperi njoftoi një veprim konkret. Ai vendosi të dhuronte të gjitha paratë që fitoi nga ky turne dhe i bëri thirrje publikisht miliarderit Robert Kraft të bënte të njëjtën gjë. "Do t'i dhuroj të gjitha të ardhurat e mia neto prej 1 milion dollarësh nga turneu Loop i Ed Sheeran organizatave që punojnë drejtpërdrejt për të mbështetur popullin palestinez. Gjithashtu, po i bëj thirrje Robert Kraft të barazojë donacionin tim. Për çfarëdo që mund të mos biem dakord, ndoshta mund të biem dakord për këtë: Jetët palestineze ia vlejnë të mbrohen. Një jetë palestineze nuk është më pak e
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.