Bllokohet Kodi Zgjedhor, partitë nuk arrijnë marrëveshje
Edhe pse grupi i punës punoi gjashtë muaj, Maqedonia e Veriut nuk arriti të realizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe do të funksionojë me Kodin aktual. LSDM dhe E Majta bashkërisht kanë dorëzuar 13,500 amendamente me qëllim për të bllokuar ndryshimet. Pengesa e vetme dhe kryesore ka mbetur mënyra elektronike e votimit të diasporës. Edhe pas takimit të dytë me radhë të partive politike, nuk është arritur marrëveshje për të gjitha temat dhe amendamentet nuk u tërhoqën, përcjell Gazeta Express nga Alsat. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski shprehet se në takim i pranuan të gjitha vërejtjet e opozitës por të njëjtit këmbëngulin për votimin e diasporës. “Vërejtja e “Së Majtës” sa i përket financimit të partive politike tërësisht u pranua. Pra modeli 42, 42, 8, 5 dhe 3% u pranua tërësisht. Edhe neni 76-g për gjobat prej 8000 eurove për deklaratat në rrjetet sociale u pranua tërësisht të fshihet. E vetmja gjë për çka nuk u pajtua LSDM ishte votimi i diasporës”, deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE. Nga opozita maqedonase përsërisin se votimi i propozuar online nuk mund të jetë i zbatueshëm në Maqedoninë e Veriut dhe ka hapësirë për manipulime. “Kjo mënyrë e votimit që e pr
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.