Sa fiton me të vërtetë një mësues në kantonin e Zürichut?
Rroga mujore e një mësuesi në kantonin ekonomikisht më të fuqishëm të Zvicrës sillet prej 10’700 franga deri në 12’500 franga. Më 27 shtator, rreth 950’000 votues në kantonin e Zürichut do t'u drejtohen kutive të votimit për të vendosur mbi Ligjin për Stafin Mësimdhënës. Reforma, e cila parashikon më shumë kohë për përgatitjen e mësimdhënies dhe udhëheqjen e klasave, ka nxitur debate. Ndërsa mbështetësit e shohin atë si vlerësim për arsimtarët, kundërshtarët e kritikojnë si një rritje pagash, të cilët tashmë konsiderohen ndër më të paguarit në Zvicër. Të dhënat nga Drejtoria e Arsimit dhe të analizuara nga gazeta “Tages Anzeiger” zbulojnë se sa fitojnë realisht 17’700 arsimtarët e kantonit. Pagat e mësimdhënësve ndryshojnë sipas nivelit shkollor, përvojës dhe orarit të punës, por në përgjithësi ato mbeten mjaft të larta. Me një orar të plotë pune (100 për qind), paga mesatare vjetore për një edukatore kopshti ose mësues filloreje arrin në 130’362 franga zvicerane (midis 9000 dhe 10’700 franga në muaj, llogaritur me 13 rroga). Në shkollat e mesme të ulëta (Sekundarschule), paga mesatare për një orar të plotë është edhe më e lartë, duke arritur në 139’440 franga në vit (rreth 9500 de
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.