Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit me kohë të disa reformave që ishin të lidhura me afatet e Bashkimit Evropian. Në një intervistë në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Zulfaj tha se problemi kryesor nuk ka qenë mungesa e gatishmërisë së institucioneve për t’i zbatuar reformat, por bllokada në Kuvend, pasi shumica e hapave të papërmbushur kërkonin miratimin e ligjeve. “Janë trembëdhjetë hapa të cilët ishin me afat deri më 30 qershor. Gjashtë prej këtyre hapave, siç thashë, ne megjithatë do t’i shtyjmë përpara”, tha Zulfaj shkruan Telegrafi. - YouTube www.youtube.com Ai theksoi se nga hapat që nuk u përmbushën, pesë kanë të bëjnë me ligje që duhet të kalohen në Kuvend, ndërsa një tjetër lidhet me Strategjinë kundër Krimit të Organizuar, e cila, sipas tij, nuk mund të miratohet nga një qeveri në detyrë. “Në këta gjashtë hapa, pesë prej tyre janë ligje që duhet të miratohen nga Kuvendi. Është edhe një strategji, Strategjia kundër Krimit të Organizuar, e cila sipas ligjit duhet të aprovohet nga qeveria në funksion të plotë dhe jo si qeveri në detyrë”,