Musliu: Kurtin nuk e shqetëson konstituimi i Kuvendit dhe kushtetutshmëria e Qeverisë, por “Marshi për Drejtësi”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për “shqetësimin” e kryeministrit Albin Kurti. Sipas saj, ai nuk shqetësohet nëse Kuvendi është apo jo i konstituuar as nëse zgjedhja e tij si kryeministër dhe formimi i Qeverisë së tij janë në përputhje me Kushtetutën. Ai ka thënë se ajo që e ka shqetësuar ishte “MARSHI PËR DREJTËSI”. “Prandaj, ajo që pamë dje ishte një maskaradë politike, një përpjekje e dëshpëruar për ta zhvendosur vëmendjen dhe për ta mbytur zërin e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Por zëri i qytetarëve nuk mbulohet me maskarada. Drejtësia nuk heshtet. Dhe e vërteta nuk fshihet!”, ka shtuar Musliu. The post Musliu: Kurtin nuk e shqetëson konstituimi i Kuvendit dhe kushtetutshmëria e Qeverisë, por “Marshi për Drejtësi” appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.