Maldini përfshihet në një aksident pas golit të fitores ndaj Atalantës
Daniel Maldini është përfshirë në një aksident automobilistik në Milano, vetëm pak orë pasi kishte shënuar golin vendimtar në fitoren e Cagliarit ndaj Atalantës në Serie A. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit në Via Caracciolo, në pjesën veriore të Milanos, ku dy automjete janë përplasur. Në aksident janë përfshirë gjithsej gjashtë persona, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. Mes tyre ishte edhe Maldini, i cili muajin e ardhshëm pritet të festojë ditëlindjen e 25-të. Futbollisti i Cagliarit kishte kaluar mbrëmjen në Milano, pasi më herët ishte paraqitur në Bergamo në ndeshjen ndaj Atalantës. Maldini u bë protagonist i ndeshjes duke realizuar nga pika e bardhë golin që i siguroi Cagliarit fitoren 2-1. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur tre ambulanca dhe një automjet mjekësor. Një prej personave të përfshirë mori ndihmën e parë në vend, ndërsa pesë të tjerë, përfshirë Maldinin, u dërguan në spital për kontrolle të mëtejshme. Maldini u transportua në Spitalin Fatebenefratelli në Milano, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Sipas informacioneve të para, gjendja e tij nuk është shqetësuese dhe ai ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ndërkohë, policia lokale ka
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.