Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuse, për konstituimin e Kuvendit. Avokati Fetahu, para mediave tha sot në Kushtetuese kanë ngritu tri çështje sipas tij që janë fundamentale. “Sot ngritëm në Gjykatën Kushtetuese tri çështje fundamentale. Në thelbin e kërkesës që parashtruam sot janë tri çështje të cilat e përbëjnë objektin e kësaj kërkese. E para: vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E dyta: vendimi procedural për të ndryshuar mënyrën e votimit për sa i përket nënkryetarëve të Kuvendit, ngaqë deri më tani, sipas arkivit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta: ngritëm çështjen e konstatimit jo kushtetues mbi konstituimin e Kuvendit pa një anëtar të kryesisë nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar. Këto janë tri çështje të cilat i kemi arsyetuar pranë kësaj gjykate. E para, në lidhje me, siç e tha edhe Përparimi edhe kryetari i grupit, në lidhje me dështimin që Kuvendi të konstituohet me afatin 30-ditor, përkatësisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në shkelje të këtij afati. Së dyti: mosmbajtja e seancave konstituive,