Sot do të mbahet Marshi për Liri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së. Organizatorët e marshit “Liria ka emër” kanë bërë thirrje për dalje masive në shesh për të mbështetur ata. Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza dhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do t’iu drejtohen pjesëmarrësve. Ndërkohë, përfaqësuesit e “Liria ka emër” iu kanë bërë thirrje edhe spektrit politik që t’i bashkohen këtij marshi. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje nuk u përgjigj në këtë pyetje të gazetarëve nëse do të marrë pjesë ose jo. Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, i ka ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare të marrin fjalën e tyre, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve në marsh, mirëpo thanë se “ftesës i janë përgjigjur pozitivisht vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së Ardian Gjini”. Hoxha dje ka prezantuar edhe programin dhe folësit e Marshit. “Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të Marshit. Në emër