Policia reagon pas raportimeve për masat sigurisë në prag të vendimit të Hagës: Planet pjesë e procedurave të rregullta
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se vendi do të “blindohet” në prag të vendimit të Hagës më 16 shtator. Përmes një njoftimi, Policia ka thënë se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste të zhvillimeve, aktiviteteve apo tubimeve me pjesëmarrje të madhe janë pjesë e procedurave të rregullta policore. Sipas Policisë, këto masa kanë për qëllim menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e trafikut dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve. Policia ka bërë të ditur se gjatë vlerësimeve merret parasysh edhe mundësia e provokimeve apo incidenteve nga individë ose elemente të caktuara, përfshirë nga jashtë vendit, duke theksuar se bëhet fjalë për masa parandaluese dhe standarde. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që t’u referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe të shmangin pretendimet e pakonfirmuara. Njoftimi i plotë: NJOFTIM PËR MEDIA Prishtinë, 13 shtator 2026 Policia e Kosovës, në funksion të informimit të saktë dhe parandalimit të ndonjë keqinformimi të mundshëm të opinionit, përmes shkrimeve të cilat po qarkullojnë në disa portale të ndryshme ku shkruhet se kinse, Kosova "blindohet" në prag të vendimit të Hagës, më
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.