Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se ai meriton falënderim për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit. Osmani ka vlerësuar edhe mënyrën se si Sejdiu e ka përballuar procesin, në të cilin, sipas saj, çështjet personale shpesh janë vendosur mbi ato institucionale. “Bekim Sejdiu meriton falënderim. Jo vetëm për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit, por edhe për mënyrën se si e përballoi një proces ku personalja shpesh u vendos mbi institucionalen”, ka shkruar Osmani. Sipas saj, Kosova ka humbur një mundësi jo vetëm për të zgjedhur presidentin, por edhe për të treguar se mund të ndërtojë konsensus rreth njerëzve me dije, integritet dhe dinjitet. Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet, sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë “Ndoshta pikërisht këtu qëndron humbja jonë më e madhe: jo vetëm që nuk arritëm të zgjedhim Presidentin, por humbëm edhe një tjetër mundësi për të treguar se në Kosovë mund të ndërtojmë konsensus rreth njerëzve me dije, integritet dhe dinjitet”, ka deklaruar Osmani. Ajo ka theksuar se politika dhe proceset zgjedhore janë të përkohsh