Më vjen një ndjenjë neverie dhe mjerimi për disa analistë, profesorë, apo moralistë që hapur apo tërthorazi, si hiena ose si dhelpra, bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe formulojnë në thelb pyetjen idiote: Si u revoltuan kështu menjëherë xhanëm? Faktin që prej dekadash i kanë mbyllur veshët dhe sytë, por jo gojën, kujtojnë se pakënaqësia popullore nuk ka ekzistuar, nuk ka ardhur duke u rritur, dhe nuk ishte bërë një vullkan përvëlues. Tani bëjnë sikur gjejnë shkaqet, ndërkohë që shkaqet janë vetë ata. Ndërgjegjja e opinionit publik, sidomos ajo e revoltuara, nuk formohet në një sekondë, as pa arsye, as e nxitur dhe e mbajtur gjallë nga faktorë konspiracionistë. Ajo krijohet gradualisht deri sa ngjizet në një opinion publik të përbashkët. Pa dashur të pretendoj të jem shterues, kjo pakënaqësi që sot derdhet shesheve dhe rrugëve të kryeqytetit, në rrjete sociale, në shtëpitë dhe lagjet e mbarë vendit, u krijua dalëngadalë dhe i zuri vendin iluzioneve dhe utopive që se Shqipëria pas rrëzimit të diktaturës, tani, menjëherë, do të bëhej automatikisht si e gjithë Evropa! 1. Pakënaqësia erdhi dhe u forcua nga vetë realiteti shoqëror që në vend të vërtetonte propagandën, e kundërshtonte hapur atë