Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator. "Të gjitha veprimet që i ndërmarrim në këtë kohë ndërlidhen me datën 16 shtator. Ne jemi të bindur që në këtë kohë Kosova ka nevojë për Kuvend të konstituuar" ka thënë Hamza. Hamza e ka bërë këtë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, duke thënë se partia e tij do të jetë e pranishme në seancë. Ai ka shprehur shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit, duke uruar që vazhdimi i seancës të mos përfundojë pa rezultat dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet. The post Hamza: Është me rëndësi që Kosova më 16 shtator ta ketë Kuvendin e konstituuar, marrim pjesë në seancën e 9 shtatorit appeared first on Gazeta Express .