Zelensky vendos sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij Yuliia Mendel
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vendosur sanksione ndaj Yuliia Mendel, e cila më parë ka shërbyer si zëdhënëse e tij. Emri i saj figuron mes 10 shtetasve ukrainas dhe rusë të sanksionuar nga Kievi për përhapje të dezinformatave dhe propagandës ruse. Zelensky miratoi më 13 shtator një vendim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës për vendosjen e sanksioneve personale ndaj një numri individësh dhe kompanish. Mes personave të përfshirë në listë është edhe Yuliia Volodymyrivna Mendel, 40 vjeçe, shtetase ukrainase, e cila ka qenë zëdhënëse e presidentit Zelensky. Sipas faqes zyrtare të presidentit ukrainas, Zelensky nënshkroi gjithsej tre dekrete që zbatojnë vendime të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, transmeton Telegrafi. Masat synojnë anije të lidhura me “flotën në hije” të Rusisë, kompani dhe individë të lidhur me korporatën shtetërore ruse Rostec, si dhe persona që justifikojnë agresionin rus ndaj Ukrainës. Një prej dekreteve vendos sanksione ndaj 20 anijeve detare që Rusia përdor për eksportin e naftës, produkteve të naftës dhe gazit të lëngshëm. Një tjetër paketë masash prek 29 shtetas rusë dhe 29 kompani ruse, përfshirë subjekte të përf
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.