Një përson dyshohet se ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë, ka bërë të ditur policia. Për ta gjetur atë janë angazhuar njësitë relevante të policisë, si dhe të kërkim-shpëtimit, tha për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”. Pllana tha se aktualisht operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar. The post Një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe s’është parë duke dalë, policia dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po përpiqen ta gjejnë appeared first on Gazeta Express .