Konstituimi i Kuvendit e formimi i Qeverisë, PDK-ja i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Sipas njoftimit të PDK-së, përfaqësuesit e kësaj partie do të mbajnë një konferencë për media para objektit të Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të bëhen të ditura detajet e lëndës që do të dorëzohet. Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston - përplasja zhvendoset në Kushtetuese PDK-ja kishte paralajmëruar më herët se do ta dërgonte çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të Kuvendit. Partia ka bërë të ditur gjithashtu se në adresimin e saj në Gjykatë do të përfshihet edhe çështja e formimit të Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti. Qeveria Kurti 4 u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Në votim morën pjesë 70 deputetë, ndërsa 62 votuan pro kabinetit të ri qeveritar. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.