Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai tha se në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë përfshirë krimet kundër njerëzimit dhe se gjykata ka rrëzuar të gjashtë pikat e akuzës për këto krime, duke arsyetuar se nuk ishte dëshmuar ekzistenca e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullatës civile. Sipas tij, krimet e kryera ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk janë përfshirë në aktgjykim, shkruan euronews. Vuçiq përmendi edhe pretendimet për trafikim organesh dhe tha se çështja e të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë” nuk ishte pjesë e aktakuzës, për shkak të pamundësisë për të siguruar prova të mjaftueshme. Pas verdiktit dënues në Hagë, reagime dhe thirrje për qetësi në Kosovë Vuçiq tha gjithashtu se gjykata nuk e ka shpallur UÇK-në si organizatë kriminale në tërësi, por ka trajtuar përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve. Ai përmendi një sërë rastesh të vrasjeve dhe zhdukjeve të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë, duke pretenduar se ato nuk janë përfshirë në këtë proces gjyqësor. Duke folur për aktgjykimin, Vuçiq tha se serbët “nuk kan