Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston - përplasja zhvendoset në Kushtetuese
Kuvendi i Kosovës e ka votuar të dielën Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim. Me këtë votim, Kurti ka siguruar mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës. Qeveria e re u votua vetëm disa orë pas konstituimit të Kuvendit, më 13 shtator 2026, ndërsa përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca për zgjedhjen e Qeverisë u bojkotua nga tri partitë kryesore opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca. Kurti, nga 53 deputetë sa i ka Lëvizja Vetëvendosje, mori edhe tetë vota nga deputetët e komuniteteve joserbe dhe votën e Nenad Rashiqit. Në anën tjetër, nëntë deputetë të Listës Serbe votuan kundër. Megjithatë, votimi i Qeverisë nuk e ka mbyllur krizën institucionale që e ka përcjellë Kosovën për muaj të tërë. Përkundrazi, menjëherë pas votimit, përplasja politike është zhvendosur te çështja e konstituimit të Kuvendit dhe kushtetutshmërisë së Qeverisë së re. PDK dhe Aleanca paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese PDK-ja dhe Aleanca kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen menjëherë Gjykatës Kushtetuese, d
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.