Bulevardi është veshur kuq e zi. Me mijëra i janë bashkuar protestës kundër Ramës. Diaspora shqiptare i është bashkuar gjithashtu revoltës duke shprehur kërkesën e tyre të qartë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë shpalosur flamurin kuq e zi në sheshin para Kryeministrisë.