BMW po përgatitet të prezantojë gjeneratën e re të Serisë 3, por një prototip pothuajse i gatshëm për prodhim është fotografuar në Mynih pa asnjë kamuflazh – duke zbuluar shumë më herët dizajnin e modelit të ri. Fotografitë e modeleve të reja zakonisht rrjedhin në internet vetëm disa ditë apo javë para prezantimit zyrtar. Megjithatë, është shumë më e rrallë që një automjet i ri të shfaqet në fotografi spiunazhi si prototip pranë versionit të prodhimit dhe pa asnjë element kamuflazhi. Kjo duket se ka ndodhur me gjeneratën e ardhshme të BMW 3 Series, të koduar G50, transmeton Telegrafi. Një përdorues i Reddit e ka fotografuar makinën në një objekt të BMW-së në Mynih. Automjeti nuk është një version standard i Serisë 3, por modeli sportiv M Performance, i cili pritet të mbajë emrin M350 xDrive. Detaji më i dukshëm që tregon se kemi të bëjmë me M350 xDrive është sistemi me katër dalje të shkarkimit, një element që nuk pritet të përdoret në versionet e tjera të Serisë 3. Përjashtim do të jetë M3, por gjenerata e re G84 M3 nuk pritet të mbërrijë para vitit 2028. Në të njëjtën kohë, prototipi nuk është M3 i plotë, pasi mungojnë harqet e zgjeruara të rrotave që karakterizojnë modelet M. Sh